Edward Thomas Anderson folës në Konferencën e 10-të Jubilare

Edward Thomas Anderson është Drejtor për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Departamenti i tij fokusohet në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive të sigurisë publike në Kosovë, duke u fokusuar veçanërisht në luftën kundër aktiviteteve kriminale në sferat fizike dhe dixhitale. Përvoja e z.Anderon përfshin karrierë në policinë e shtetit dhe si hetues i veçantë i viktimave, si dhe ka përfunaur shkollimin në Drejtësi nga Shkolla e Drejtësisë John Marshall, si ka përvojë si ndihmës gjyqkatës për Gjykatën e Apelit. Ai gjithashtu ka punuar si profesor, instruktor dhe ligjërues, duke zhvilluar kurrikula mbi disiplinat që përfshijnë postet ushtarake dhe shkencat e zbatimit të ligjit. Me përvojën e tij në zona konfliktuale dhe pas-konfliktuale në rajone si Lindja e Mesme, Azia Jugore, Azia Qendrore dhe Ballkani, Edward sjell një pasuri profesionale në detyrën e tij aktuale.