Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

 

Vitin e kaluar ne festuam 25 vjetorin e Ditës së përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor duke  kujtuar miliona viktima që kanë humbur jetën në rrugë në të gjithë botën. Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.

Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.

Si çdo vit, objektivat e WDoR2021 janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të:

  • Kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë;
  • Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
  • Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;
  • Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet;

 

WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Edhe sivjet sikurse viteve tjera aktivitetet pritet të përkrahen nga Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Policia e Kosovës. Aktivitetet koordinohen zyrtarisht nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e rregullt e FEVR-it. Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë dhe nga Asociacioni i Komunave te Kosovës. Që nga viti 2015 AMRKS dhe Tempulli janë bartëse të aktiviteteve të zhvilluara në Kosovë të cilat në vazhdimësi janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së.

 

Aktivitetet e #WDoR2021 do të zgjasin 4 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm:

  1. 18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Konferencë për Media (Tempulli)
  2. 19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë e Rrumbullakët me temën Siguria në Rrugë (Online)
  3. 20 nëntor, 2021 ora 10:00 – Dhënia vullnetare e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku (Tempulli)
  4. 21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar)