





Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” është organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse. Organizata është e regjistruar përmes Certifikatës nr. 5112063-9, me datë 30.10.2008. Aktivitetet e grupit janë të përfshira në tërësi në statutin qeverisës të organizatës të aprovuar nga Ministria e Administratës Publike (Departamenti i regjistrimit dhe ndërlidhjes së OJQ-ve). Aktivitetet e grupit janë bazuar në Statutin e AMRKS.
- Regjistrimi i automjeteve
- Kontrollimi teknik
- Polica e sigurimit
- Homologimi
- Sigurimi kufitar
- Kartela e gjelbërt
Garat
AMRKS që nga themelimi është mbështetëse në veprimet preventive më qëllim të rritjes së sigurisë.
Organizimi i konferencave ndërkombëtare, zhvillimi i kampanjave me qëllim të senibilizimit të shoqerisë për sigurinë në rrugë, antarësimi dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare,plasimi i broshurave, hulumtimet lidhur me zhvillimin e trafikut në vend në funksion të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, janë treguesit më të mirë për punën dhe angazhimin tonë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes.
Projektet
TraSaCu-Kultura e Sigurisë në Trafik
Kultura e Sigurisë në Trafik dhe Qasja e Sistemeve të Sigurisë–Drejt Kërkimit të Ndryshimit Kulturor dhe Agjendës së Inovacionit për Sigurinë Rrugore
Siguria në rrugë në rajonin e Mitrovicës.
AMRKS në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës gjatë sezonit veror kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme, me qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë rrugore në këtë rajon dhe vetëdijesimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për një në sjellje më të kulturuar në rrugë.
Kontakti
Str. Eduard Lir nr. 158, Arbëria
10000 Prishtina, Republic of Kosovo
(0) 800 50800
Email: info@amrks.org