Takim i Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë
Prishtinë, 5 Dhjetor 2018
Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë sot mbajti takimin e rradhës, në të cilin u diskutua për rrjedhën dhe rezultatet e arritura nga aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2018 si dhe planin e veprimit për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit nga: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë, Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë, Kolegji Tempulli, AMRKS, OSBE/Kosovë, UNHCR/Kosovë, Forumi i Shofer Instruktorëve, Ekspert të trafikut, Këshilli i studentëve.
Falenderojmë të gjithë antarët që ishin sot present, të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale kontribuan në diskutimet e hapura lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë rrugore në vend dhe masat konkrete që duhet të ndërmirren me qëllim sigurimin e lëvizjes së sigurt në rrugë për të gjitha kategoritë e pjesëmarrësve në trafik.