Konferenca e katërt ndërkombëtare “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet”

Prishtinë, 20 Janar 2017

 

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, me përkrahjen nga IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC, Centre for Transport and Logistics “Sapienza” – University of Rome dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, me datë 20 Janar 2017, organizuan Konferencën e katërt ndërkombëtare “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet”.

Konferenca arriti të bashkoj të gjitha palët e interesit të zotuara për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe zhvillimin e një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët ndaj këtij problemi, me synim të shkëmbimit të praktikave më të mira nga programet efektive të veprimit për sigurinë në rrugë mes institucioneve lokale, rajonale dhe evropiane, si dhe palët e interesit të angazhuara në çështjet e transportit dhe sigurisë në rrugë.

Në hapje të konferencës morën pjesë përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Kurse, në panele të ndara kontribuuan me përvojat dhe prezantimet e tyre përfaqësuesit nga IRU Academy (Zvicër), La prevention routiere internationale-PRI (Maroko), Promotrans (Francë), Federata Evropiane e viktimave në trafikun rrugor (Belgjikë), Instituti i Belgjikës për siguri në rrugë (Belgjikë), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri), Policia e Kosovës, OSBE, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, etj.