Kujdes gjatë lëvizjes në rrugë sidomos në afërsi të shkollave
Prishtinë, 1 shtator 2020
Gjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 8191 aksidente, ndërsa gjatë kësaj periudhe fatëkeqësisht kanë ndërruar jetë 58 persona. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurt për fëmijët, sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS së bashku me partnerët tjerë, ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
“Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, ju drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të jenë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut. Në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Kolegjit Tempulli dhe AMRKS.