FEVR përkrah AMRKS për aktivitetet në Kosovë
1 Nëntor 2019, Wiltz, Luxembourg
Numri një i FEVR (Federata Evropiane e Viktimave në Trafikun Rrugor), Presidenti Jeannot Mersch, është edhe themelues i WDoR (Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor ). Z. Mersch ka dërguar një falënderim dhe mirënjohje për punën e vazhdueshme të AMRKS në aktivitetet disa vjeçare në shënimin e kësaj dite. Ai përmes një video mesazhi mbështetet organizatorët e këtij eventi në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme të FEVR-it. Presidenti i FEVR-it ka nderuar komunitetin e sigurisë rrugore në vendin tonë me vizitën e tij në muajin Janar 2019. Sivjet aktivitetet për shënimin e kësaj dite zhvillohen nën moton “Jeta nuk është një pjesë e automjetit”. Ky mesazh i tij ka inkurajuar të gjithë për të punuar më shumë rreth këtij projekti poashtu edhe projekteve tjera për sigurinë në rrugë.
#WDoR2019 #LifeIsNotACarPart