Shkollat fituese të Kosovës në Edicionin e Gjashtë të Garave Republikane “Siguria në rrugë”
Prishtinë, 18 Maj 2018
Sikurse viteve tjera për të gjashtën herë me radhë në Kosovë u mbajtën Garat Republikane “Siguria në rrugë”. Pjesëmarrëse në këto gara nga pjesa teorike dhe nga pjesa praktike ishin 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga Komuna e Prishtinës, Ferizajit, Drenasit, Pejës dhe Klinës, të cilat u përfaqësuan me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8.
Nxënësit garues kanë demonstruar njohuritë e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut dhe shkathtësitë teknike në ngasjen e biçikletave.
Në hapje të këtij aktiviteti morën pjesë zv. Ministri i Ministrisë të Infrastrukturës z. Idriz Selimaj, zv. Ministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme z. Izmi Zeka, zv. Komandanti i Forcës të Sigurisë të Kosovës Gjenerali Enver Cikaqi, Nënkryetari i Komunës të Prishtinës z. Selim Pacolli, Nënkoloneli Samedin Mehmeti së bashku dhe Majorin Jeton Rexhepi, Drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Komunën e Prishtinës z. Jonuz Salihaj, anëtarët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë dhe përfaqësues nga Ambasada Italiane në Kosovë.
Ndërsa pas analizimit të rezultateve të nxënësve u shpallën edhe kampionët e Kosovës në Edicionin e gjashtë të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Ky edicion u organizua nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe me përkrahjen nga Policia e Kosovës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, Komuna e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë, Brigada e Zjarrfikësve, Radio Televizioni i Kosovës.
Shkollat fituese ishin:
SH.F.M.U. “ Dëshmorët e Qëndresës”, Gllarevë-Klinë
SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë
SH.F.M.U. “Ali Gashi”, Çikatovë e Re-Drenas
SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë
SH.F.M.U. “Gjon Sereqi”, Ferizaj
SH.F.M.U. “Haxhi Zeka”, Zahaq-Pejë
SH.F.M.U. “Hasan Prishtina”, Llapushnikë-Drenas
Kampion në ngasjen e biçikletave ishin nxënësit:
Klasa 6
I-Florian Hasanaj, SH.F.M.U. “Dëshmorët e Qëndresës”, Gllarevë-Klinë
II-Aulon Rraçi, SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë
III-Aldrin Morina, SH.F.M.U. “Ali Gashi”, Çikatovë e Re-Drenas
Klasa 7
I-Leon Pacolli, SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë
II-Shpat Palushi, SH.F.M.U. “Gjon Sereqi”, Ferizaj
III-Besim Lajqi, SH.F.M.U. “Haxhi Zeka”, Zahaq-Pejë
Klasa 8
I-Bekim Vitia, SH.F.M.U. “ Nazim Gafurri”, Prishtinë
II-Leart Bajrami, SH.F.M.U. “Ismet Rraçi”, Klinë
III-Afrim Thaqi, SH.F.M.U. “Hasan Prishtina”, Llapushnikë-Drenas
Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi u nda edhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun nga nxënës të shkollës Naim Frashëri në Prishtinë.