Përmes AMRKS, Kosova tashmë në EuroRAP
Rotterdam, 12-14 Qershor 2018
EuroRAP (European Road Assessment Programme) është organizatë ndërkombëtare themeluar në vitin 1999 në Belgjikë, e cila është e dedikuar për të shpëtuar jetën përmes rrugëve më të sigurta.
EuroRAP synon të zvogëlojë vdekjet dhe lëndimet serioze përmes një programi të vlerësimit sistematik të rrezikut, duke identifikuar mangësitë kryesore që mund të adresohen nga masa praktike për përmirësimin e rrugëve. Njëkohësisht krijon partneritet midis atyre që janë përgjegjës për një sistem të sigurt të rrugëve – shoqërisë civile, organizatave të automobilave, prodhuesve të automjeteve dhe autoriteteve rrugore – dhe synon të sigurojë që vlerësimi i rrezikut qëndron në zemër të vendimeve strategjike për përmirësimin e rrugëve, mbrojtjen e rrëzimit dhe standardet e menaxhimit të rrugëve .
AMRKS ka aplikuar për anëtarësim qysh në vitin 2014 dhe gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar kontakte të vazhdueshme por edhe vizita zyrtare të ndërsjella. AMRKS zyrtarisht i bashkohet familjes të EuroRAP-it me datë 14 Qershor 2018 në Asamblenë e Përgjithshme të EuroRAP, kur Bordi pranon rekomandimin e Komitetit të Pranimit për anëtarësimin e AMRKS.
Një anëtarësim i tillë është i një rëndësie të veçantë, për arsye se mundëson lidhjen e Kosovës me partner të vendeve të ndryshme në kauzën botërore për të arritur një siguri të lëvizjes në rrugë. Po ashtu, mundëson edhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave me partner për programet efektive të veprimit për sigurinë në rrugë.