Lansohet filmi i shkurtër artistik “Rrugët kanë histori”

Prishtinë, 18 Nëntor 2018

Aktivitetet në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor këtë vit u zhvilluan me moton “Rrugët kanë histori”.

Një ndër arsyet e përzgjedhjes së kësaj moto është se rrugët janë më shumë se vetëm lidhje fizike nga pika A në pikën B, sikurse vet jeta edhe ato bartin histori në vete, në raste të caktuara edhe histori me përfundim tragjik.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor në Kosovë krahas aktiviteteve tjera, me datë 18 Nëntor 2018 u lansua filmi i shkurtër artistik “Rrugët kanë histori”-Urime ditëlindjen Lisa. Premiera u dha në ambient të hapur pranë Teatrit Kombëtar dhe  u transmetua direkt në Televizionin Publik të Kosovës-RTK

Filmi në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të: Asociacionit Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, Kolegjit “Tempulli”, Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë”, Ministrisë së Infrastrukturës, Policisë së Kosovës, Qendrës së Mjekësisë Urgjente-Prishtinë, përfaqëuesve, mësimdhënësve dhe nxënësve të SHFMU “Dardania”, konkretisht kl. IX/1.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=zXQGW4Pyof8&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0P4E7Ax7JLK_1GWtN2tEt7bTYvfCvo5ytCMAb6gyaN4aqICbPHbrKpdGA