Zhdoganimi i veturave sipas vendimit të ri – akciza e re
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin e akcizës i cili ka filluar të implementohet
nga 1 korrik 2011.
Kurse normat e taksës Doganore (10%) dhe TVSH-ës (16%) mbesin të njëjta dhe aplikohen në
vlerën e automjetit. Vlera e automjetit (përveç atyre të reja)përcaktohet nga Dogana e Kosovës
përmes katalogëve ndërkombëtar mbi amortizimin dhe vlerat e automjeteve.

SHEMBULL
Automjeti 12 vjet i vjetër që ka kubik të motori deri në 2000cc i vlerësuar me 2500 euro vlerë
kalkulohet si në vijim:

2500 x 10 % = 250 (taksa doganore)
+ 1000 (akciza)
+ (2500+250+1000) x 16% = 600 (TVSH-ja)
Totali i taksave = 1850 €

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!