Në Kosovë patentë shoferi lëshohet për këto kategori dhe nënkategori për drejtimin e mjeteve me veprim motorikë dhe bashkangjitëse të cilat bëjnë pjesë: A1, A, B, C1, C, D1, D, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E si dhe kategorive T. L. M.

Nënkategoria A1 – Motoçikletat e lehta me vëllim punues që nuk kalon 125 cm3 dhe me fuqi e cila nuk e kalon 11 kf.

Kategoria A – motoçikleta deri 25 kë që nuk tejkalon 0,16 kë/kg.

Kategoria A – e drejta për të drejtuar të gjitha llojet e motoçikletave (pa kufizim të fuqisë) nuk do të ipet derisa shoferi të ketë dy vite përvojë në motoçikletat deri në 25 k f, që nuk tejkalon 0,16 kf/kg “qasja direkt” për Kategorinë A të pakufizuar e mundur për drejtuesit e moshës 21 vjet.

Kategoria B – Mjetet motorike që nuk tejkalojnë masën 3500 kg, që kanë tetë (8) ulëse, përveç ulëses së shoferit,me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg, apo me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërhiqet dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 3500 kg.

Kategoria B – Mjetet motorike me ndërrues automatik të transmisionit

Nënkategoria B1 – Triçikletat dhe çikletat me katër rrotë me veprim motorik.

Kategoria B+E – Kombinimet që përbëhen nga mjeti tërheqës i kategorisë B, me rimorkio e cila e tejkalon masën 750 kg, që e kalon peshën e zbrazët të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e grupit nuk kalon peshën 3500 kg. 91

Nënkategoria C1 – Mjetet motorike mbi 3500 kg dhe deri në 7500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg.

Nënkategoria C1+E – Mjetet motorike në kategorinë C1 me rimorkio me masë mbi 750 kg me kusht që masa e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg.

Kategoria C – Mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.

Kategoria C+E – Mjetet motorike me mbi 3500 kg me rimorkio e cila tejkalon masën e rimorkio 750 kg.

Nënkategoria D1 – Minibusët me më shumë se 8 deri në 16 ulëse përveç ulëses së shoferit.

Nënkategoria D1+E – Minibusët me rimorkio me masë më të madhe se 750 kg, me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg. Rimorkioja nuk duhet të shfrytëzohet për bartjen e udhëtarëve.

Kategoria D – Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg.

Kategoria D+E – Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg.

Kategoria T – traktori me rimorkio.

Kategoria M – motokultivatori, çiklomotori, mopedët.

Kategoria L – mjetet e punës.

(theksime nga Ligji për sigurinë në komunikacion rrugor 02/L-70 sipas ueb faqes zyrtare www.mi-ks.net)

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!