Dita Botërore për përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor (World Day of Remembrance 2019)

Prishtinë, 15 Nëntor 2019

E diela e tretë e muajit Nëntor, shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor (WDoR2019). Këtë vit aktivitetet në kuadër të këtij përkujtimi zhvillohen me moton “Jeta nuk është një pjesë e automjetit” që ndërlidhet me Shtyllën 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Për më tepër, kjo moto është në përputhje me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Globale mbi Sigurinë Rrugore që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt të vitit 2020 – “Arritja e Qëllimeve Globale 2030”.

Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë globin dhe ka edhe për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave.
Automjetet janë ndërtuar në atë mënyrë për t’u ofruar përdoruesve lirinë e lëvizjes dhe ndjenjën e fuqisë personale përmes shpejtësisë. Këto veti i bëjnë automjetet shumë tërheqëse por të rrezikshme. Jeta e njeriut nuk është e automjetit që mund të zëvendësohet në rast të prishjes. Pra, rreziku për t’u mbytur prej tyre, nuk është një aksesor i zëvendësueshëm: rreziku është një përbërës integral i dizajnit të tyre.

Çdo vit, të paktën 1.3 milion vdesin dhe rreth 50 milion të tjerë plagosen rëndë për shkak të përplasjeve rrugore në të gjithë botën. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe vdekjet e parakohshme prej 4.2 milion të shkaktuara nga ndotja e ajrit në natyrë, shumica e të cilave shkaktohen nga ndotja e ajrit të jashtëm . Për më tepër, dhjetëra miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet që lidhen me ndotjet e shkaktuara pjesërisht nga gazrat e shkarkimit dhe grimcave të frenave dhe gomave.

Këtë vit për herë të pestë edhe vendi ynë i bashkohet shteteve nga mbarë bota të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, ndërsa sikurse edhe viteve tjera në Kosovë aktivitetet në shkallë vendi koordinohen nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, si anëtarë të FEVR-it. Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë. Tash e pesë vite rregullisht aktivitetet tona janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDR-së.

Agjenda:

Datë: 15 Nëntor 2019, ora 18:00

Vendi: Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Teatri Kombëtar në Prishtinë.
Aktiviteti: Marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku janë ndezur 97 qirinj në përkujtim të 97 viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor deri më tani në vitin 2019.