Për të ju dhënë informata rreth aktiviteteve të nxënësve në ngasjen e biçikletave ne kemi përfshirë disa nga pyetjet e juaja, më të shpeshta gjatë komunikimit tonë, duke ofruar edhe përgjigjet adekuate.

1.    PSE ENDE NUK KEMI MARRË REZULTATET E TESTEVE TË ZHVILLUARA MUAJIN E KALUAR?

Sipas ekspertëve të cilët kanë kontrolluar testet, nxënësit kanë dhënë përgjigje mjaftë interesante.  Duke mos dashur të humbim kohë dhe duke qenë të shtrënguar (në mungesë kohe) dhe me qëllim që kjo fazë e aktiviteteve të përfundojë brenda këtij viti shkollor, ne kemi vendosur që pas përfundimit të garave finale të dërgojmë rezultatet.

2.    SI ORGANIZOHET PJESA PRAKTIKE E GARIMIT ME BIÇIKLETA?

Thjeshtë kushti i parë është që nxënësi të dijë të ngas biçikletën dhe të njohë shenjat e komunikacionit, sidomos ato që ju kemi dhënë në shkollë gjatë testimit. Pastaj nxënësi duhet të ketë shkathtësi në ngasjen e biçikletës, sidomos në ngasjen e kujdesshme dhe precize. Janë disa ushtrime të improvizuara të cilat kriter kryesorë kanë kohën për të cilën e kryejnë ushtrimin.

Kërkesa: Ngasja e biçikletës në hapësirë duke mos prekur tokën me këmbë dhe duke mos shkelur  vijat kufizuese (me një ose me të dy rrotat). Përcjellja dhe veprimet sipas shenjave të komunikacionit dhe sipas urdhrave të personit të autorizuar. Duhet që nxënësit të kalojnë pengesat (konat) pa i prekur-rrëzuar.

3.    SA NXËNËS JANË DHE NË SA GRUPE ZHVILLOHET GARIMI?

Në manifestimin qendror janë paraparë të marrin pjesë të gjitha shkollat e përzgjedhura nga MASHT-i. Nga secila shkollë duhet nga tre nxënës sipas klasave. Një nxënës për grupin e parë nga  klasat 1-3, një nxënës për grupin e dytë nga klasat 4-6 dhe një nxënës për grupin e tretë nga klasat 7-9.

4.    SA USHTRIME JANË DHE SA ZGJASIN ATO?

Duke qenë se projekti ka filluar me një vonesë të konsiderueshme dhe duke qenë se ky lloj i garave mbahet për herë të parë në këtë format, ne kemi vendosur që të caktojmë vetë 5 ushtrime për secilin nxënës që në rrethana normale marrin shumë pak kohë në ngasje.

5.    A DUHET ME MARRË ME VETE BIÇIKLETAT?

Dihet se biçikletat ndahen sipas moshës dhe konform kësaj ju mund të merrni biçikletat e juaja personale ose të shkollës nëse shkolla posedon biçikleta. Organizatori ka siguruar biçikletat për garim dhe nuk është e domosdoshme që t`i merrni biçikletat e juaja por vetëm nëse ju dëshironi.

6.    KUR DUHET ME ARDHË NË KAZERMË, NË ORA SA DUHET ME QENË ATJE?

Manifestimi fillon ne ora 10.00. Do te ishte e mirëseardhur qe te vini me herët dhe të akomodoheni, ndoshta ora 9.30 do te ishte optimale. Hyrja është nga mbrapa Porta 2 e kazermës “Adem Jashari”. Sa për informatën tuaj, kjo porte është ne mes të dy rrotullimeve afër semaforëve, ne rrugën magjistrale Prishtine –Mitrovice.

7.    PËRVEÇ GARIMIT A PARASHIHET EDHE NDONJË AKTIVITET SHTESË?

Sigurisht që po. Parakalimi i njësisë së FSK-së, Motoristëve të Policisë së Kosovës. Demonstrimi praktik pse duhet të bartim helmetën gjatë ngasjes së biçikletës/motorit. Demonstrimi praktik i reflekseve të reagimit, etj.

8.    SHPËRBLIMET PËR FITUESIT, NXËNËSIT DHE SHKOLLAT?

Për fituesit e tri vendeve të para sipas grupeve organizatori ka paraparë këto shpërblime dhe mirënjohje:

KUPAT DHE MIRËNJOHJET PËR SHKOLLA:

KUPA:

Është paraparë ndarja e 9 kupave për shkollat fituese.

  • Vendi i parë, dytë dhe tretë në Grupin I (klasat 1-3)
  • Vendi i parë, dytë dhe tretë në Grupin II (klasat 4-6)
  • Vendi i parë, dytë dhe tretë në Grupin III (klasat 7-9)

 

MIRËNJOHJE:

Përveç kupave të gjitha shkollat do të marrin mirënjohje për:

Shkollat të cilat janë në mesin e tri vendeve të para sipas grupeve (9 shkolla).

Shkollat tjera në të cilat është zhvilluar testimi gjatë muajit Maj 2013.

MEDALJET, MIRËNJOHJET DHE SHPËRBLIMET TJERA PËR NXËNËS:

Për nxënësit-fituesit e tri vendeve të para sipas grupeve organizatori ka paraparë medalje,  mirënjohje dhe shpërblime tjera:

MEDALJET:

MEDALJE TË ARTA:

Vendet e para në Grupet I, II dhe III.

MEDALJE TË ARGJENDTA:

Vendet e dyta në Grupet I, II dhe III.

MEDALJE TË BRONZTA:

Vendet e treta në Grupet I, II dhe III.

MIRËNJOHJE:

Përveç medaljeve të gjithë nxënësit fitues do të marrin edhe mirënjohje:

Tri vendet e para në Grupet I, II dhe III.

SHPËRBLIMET TJERA:

  • Vendi i parë për tri grupet – Biçikleta, fanella, fletore, vizore, laps
  • Vendi i dytë për tri grupet – Helmeta, fanella, fletore, vizore, laps
  • Vendi i tretë për tri grupet – Mbrojtëse të ekstremiteteve, fanella, fletore, vizore, laps

SHPËRBLIME PËR NXËNËSIT TJERË PJESËMARRËS NË GARIM:

Të gjithë nxënësit garues do të marrin Certifikata për pjesëmarrje, fanella, fletore, vizore dhe lapsa.

9.    SI ËSHTË KODI I VESHJES PËR NXËNËSIT GARUES?

Nxënësit garues duhet të veshën në at mënyrë që të ndihen sa më komod dhe të relaksuar gjatë performancës së tyre në ngasjen e biçikletave. Te gjithë duhet te veshin fanellat para garimit.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!