Festivali përqendrohet te të arriturat në zhvillimet tekniko-teknologjike të kohës përmes një qasje të re të trendëve globale që padyshim e kanë përfshirë edhe Kosovën.
Me dashje ose pa dashje, ky zhvillim është në varësi të plotë me teknologjinë e telefonave të mençur, rrjedhimisht bërjes të filmit edhe përmes këtyre telefonave.
Secili njeri ka diçka për të treguar, një përvojë personale apo familjare, shoqërore, shtetërore, apo globale dhe mënyra më e lehtë dhe më e kuptueshme për të rrëfyer përjetimin apo tregimin e tij/saj është përmes telefonit të mençur. Kamerat e instaluara dhe softuerët (aplikacionet) te këta telefona janë pajisje mjaftë praktike dhe jo shumë të kushtueshme.
Duke shfrytëzuar krijimtarinë artistike si mënyrën më të civilizuar për ringjalljen e ndërgjegjes qytetare për sigurinë e jetës, konsiderojmë se kështu krijojmë një urë më miqësore dhe një komunikim më të relaksuar në mes njerëzve në funksion të ruajtës të mirëqenies dhe sigurisë të jetës tonë.