Kuvendi i organizatës është organi më i lartë. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.

Kuvendi i organizatës mban përgjegjësi për politikën dhe çështjet financiare të organizatës.

Kuvendi i organizatës zgjedh anëtarët e bordit të drejtorëve të organizatës si dhe miraton raportet vjetore të aktivitetit të organizatës si dhe raportet financiare vjetore.

Kuvendi i Organizatës mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në Bordin e Drejtorëve ose ndonjë organ tjetër ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.

 

MBLEDHJET E KUVENDIT TË ORGANIZATËS

Kuvendi i organizatës takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku vlerëson dhe aprovon mjetet, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe programet për vitet e ardhshme.

Kuvendi i organizatës mund të mbajë edhe Mbledhje të përgjithshme të jashtëzakonshme (MPJ) me kërkesën e gjysmës së anëtarëve apo Bordit të drejtorëve.

Lajmërimi me shkrim për MPV dhe MPJ duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për takimin do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve të organizatës së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!