AMRKS prezanton Programin e vlerësimit të rrugëve për Kosovë

16 Mars 2022

 Në takimin virtual të organizuar nga Komunitetit i Transportit, e cila është organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transporti e përbërë nga vendet e BE-së dhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor. Ky takim u hap nga përfaqësuesja e kësaj organizate dhe pastaj është moderuar nga EuroRAP. Në këtë takim i cili ishte i pari i këtij lloji morën pjesë përfaqësues edhe nga EuroRAP të cilët ndihmuan mjaftueshëm në organizimin e këtij takimi, ndërsa nga institucionet vendore morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Akademia TempulliInstituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport dhe AMRKS.

 

AMRKS është organizata vendore e cila është pajisur nga EuroRAP me Licencë kombëtare për zhvillimin e skemës së rrugëve (në nivelin qendror dhe lokal) në Kosovë. Gjatë takimit prezantuan të gjithë pjesëmarrësit dhe bartësi i aktiviteteve për Kosovë profesor Muhamed Krasniqi, informoji të pranishmit se javën tjetër do të thërras një takim pune për të diskutuar rreth ecurive të mëtutjeshme.

 

Së shpejti do të pritet që edhe vendi ynë të përfshihet në hartën e rrugëve evropiane, me rrugë të vlerësuara sipas protokolleve zyrtare të EuroRAP për sigurinë rrugore.

.