AMRKS merr pjesë në Konferencën e parë të FEVR-it për vitin 2022
28 shkurt 2022
Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS merr pjesë në Konferencën e Federatës Evropiane të Viktimave në Trafikun Rrugor FEVR të cilën e udhëhoqi Presidenti i saj Fillipo Randi. Kjo konferencë ishte fokusuar kryesisht në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të implementimit të Planit Global të Kombeve të Bashkuara për Dekadën Veprimit 2021-2030.
Gjatë konferencës u diskutua edhe për botimin e Librin vjetor ku FEVR-i së bashku me anëtarët e saj nga mbarë globi, prezanton aktivitetet lidhur me projektin global për viktimat ne trafikun rrugor “Zero Viktima 2050”.
Krahas Kosovës në këtë konferencë morën pjesë përfaqësuesit e lartë nga FEVR-i dhe anëtarët e kësaj organizate nga Anglia, Greqia, Çekia, Italia, Gjermania, Danimarka, etj.
AMRKS si anëtare e rregullt e FEVR-it vazhdon të jetë aktive dhe të kontribuojë me rolin e saj për sigurinë në rrugë dhe në mbrojtje të viktimave të trafikut, si në nivel lokal ashtu edhe atë ndërkombëtar.