Tryeza e diskutimit “Siguria e të rinjve në rrugë”
Sot, më 19 nëntor, 2021, ora 10:00 në Akademinë Tempulli u mbajt tryeza e diskutimit me temën “Siguria e të rinjve në rrugë” në kuadër të aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente në Trafikun Rrugor, e cila shënohet në të gjithë botën me datën 21 nëntor.
Tryeza u hap me një fjalim hyrës nga z. Muhamed Krasniqi, themelues i AMRKS i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në realizimin e aktiviteteve të kësaj jave por edhe për bashkëpunimin me Tempullin dhe AMRKS-në ndër vite.
Rreth parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor masat dhe veprimet e institucioneve z. Nezir Gashi, drejtor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, shpalosen aktivitetet dhe nismat të cilat i kanë ndërmarrë gjatë këtij viti, për uljen dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor dhe treguan për gjendjen aktuale në rrugët e Kosovës.
Z. Mevlan Bixhaku profesor në Akademinë Tempulli dhe z. Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve diskutuan rreth gjendjes së sigurisë në rrugët e Kosovë duke ndarë të dhëna rreth gjendjes aktuale dhe kontributin e të dy institucioneve në përmirësimin e kësaj gjendje.
Aktivitet i radhës do të mbahet me datën 21 nëntor, ora 18:00, para Teatrit Kombëtarë në Prishtinë, ku do të bëhet ndezja e qirinjve si shenjë përkujtimi për 97 viktimat në trafikut rrugor në Kosovë për vitin 2021.