Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor

Sot, Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e rregullt e FEVR-it, mbajti takimin e përbashkët koordinues me Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës për shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, të cilat do të mbahen nga data 18-21 nëntor, 2021.

Në takim u dakorduam që aktivitetet e #WDoR2021 të zgjasin 3 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së:

  • 18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Lansimi i aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, lokacioni Lebanë (Rruga për Podujevë);
  • 18 nëntor, 2021 ora 12:00 – Dhënia vullnetare e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku, lokacioni Akademia Tempulli;
  • 19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në          rrugë”, lokacioni Akademia Tempulli;
  • 21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar).

 

#WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Prandaj,  kontributi i secilit prej nesh do të ndihmoj në promovimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.