ETSC nga Brukseli përkrah AMRKS për një siguri më të madhe në rrugë edhe në kushte pandemie me COVID-19

Prishtinë-Bruksel, 22 Shtator 2020

 

Është zhvilluar takim miqësor në mes z. Antonio Avenoso nga Brukseli i cili është Drejtor ekzekutiv i Këshillit Evropian për Sigurinë në Transport (European Transport Safety Council) – ECTS dhe Profesorit Muhamed Krasniqi i cili është themelues i Asociacionit Kosovar të Motorizimit AMRKS. Edhe pse në kushte pandemie me COVID 19, z. Avenoso vlerësoi lart përkushtimin e AMRKS dhe punën konsistente shumëvjeçare në projekte të ndryshme për sigurinë rrugore. Bashkëbiseduesit u dakorduan që të punojnë së bashku për një siguri më të madhe në rrugë për të gjithë përdoruesit e rrugës.