Tryezë e rrumbullakët “Vizioni zero i aksidenteve rrugore”
Prishtinë, 31 Maj 2016
Me qëllim që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë rrugore në vend, AMRKS përkatësisht Forumi i Kosovës për siguri në rrugë në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli organizoi tryezën e rrumbullakët “VIZIONI ZERO i aksidenteve në rrugë”.
Pjesë e panelit ishin përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve, Qendra e Mjekësisë Urgjente, Kolegjit “Tempulli”, AMRKS, OSCE dhe anëtarë të tjerë të Forumit të Kosovës për siguri në rrugë.
Tryeza solli reflektimet e panelistëve si përpjekje e përbashkët për të ndaluar që askush të mos pësojë për shkak të një aksidenti në trafik.