AMRKS pranohet edhe në CIECA
Prishtinë, 17 Mars 2015
CIECA (The International Commission for Driver Testing) është Komisioni ndërkombëtar për autoritetet e testimit për shofer, e cila është aktive në fushën e sigurisë rrugore dhe testimin për shofer. Në vitin 2012, CIECA kishte 56 anëtarë në 36 vende në mbarë botën.
Qëllimi CIECA s’është përmirësimi i standardeve të ngasjes, për të kontribuar në edukimin në trafikun rrugor, për të përmirësuar sigurinë rrugore, për të mbrojtur mjedisin dhe për të lehtësuar lëvizjen e mallrave në rrugë dhe transportit komercial dhe privat të udhëtarëve.
Anëtarësimi i AMRKS në CIECA vjen pas anëtarësimit në ETSC dhe Global Alliance of NGO’s for Road Safety. Ky anëtarësim ka rëndësi të madhe për veprimtarinë e AMRKS sepse duke qenë anëtar i këtij Komisioni ndërkombëtar edhe në vendin tonë do të mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme për sigurinë rrugore sipas standardeve dhe udhëzimeve të CIECA-s.
Anëtarësimi i AMRKS në CIECA përveç tjerash do të mundësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet anëtarëve, zhvillojë studime përkatëse dhe hulumtim në lidhje me arsimin e shoferëve, provimet dhe vlerësimet në provimet për patentë shoferë, etj.