Prishtinë 02.12.2014
Policia e Kosovës së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS ka lansuar fushatën më të re informuese “Kujdes se po rrëshqet”, e cila ka për qëllim sensibilizimin e vozitësve dhe qytetarëve që gjatë stinës së dimrit të bartin pajisjet dimërore në mënyrë që t’u shmangen aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Policia e Kosovës tashmë ka edhe broshurat informuese në tri gjuhë të cilat do të ju shpërndahen ngasësve të automjeteve të vogla por edhe atyre transportuese. Ky aktivitet vjen pas suksesit të kampanjës së fundit përmes disa video spoteve me emrin ‘Mos e bjer punën deri këtu’.
Ndër të tjera qëllimi i kësaj kampanje është ofrimi i informatave të nevojshme për përgatitjen e mjetit dhe marrjen e masave konkrete për një ngasje të sigurt edhe gjatë zezonës së dimrit prej 15 Nëntor deri më 15 Mars.
Në këtë konferencë përveç zyrtarëve nga Policia e Kosovës, Kolonelit Ahmeti dhe zëdhënësit Kelani morën pjesë edhe përfaqësues të ARMKS dhe BKS (Byroja Kosovare e Sigurimeve), e cila ka përkrahur financiarisht edhe këtë aktivitet.