Prishtinë 10 Tetor 2014

Gjatë konferencës për media të organizuar nga Policia e Kosovës, ku panelist ishin Policia e Kosovës, përfaqësuesit e Kolegjit Tempulli, OSBE dhe ICITAP, u tha se qëllimi i këtij aktiviteti të përbashkët është që të ndikohet në nivelin e vetëdijësimit të një pjese të qytetarëve që marrin pjesë në trafikun rrugor. Koloneli Sheremet Ahmeti nga divizioni i komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, deklaroi se siguria rrugore në Kosovë është një brengë e madhe pasiqë pasojat që po shkaktohen janë të dhimbshme dhe të rënda.

“Siguria rrugore në Kosovë është një brengë mjaft e madhe, mund të them se nuk jemi fare të kënaqur me gjendjen çfarë është tash në rrugët e Kosovë dhe pasojat që shkaktohen janë të dhimbshme dhe mjaft të rënda. Nis e bëjmë një krahasim të gjendjes së vitit të kaluar me këtë vit në aspektin sigurisë posaçërisht kemi rritje të viktimave apo të njerëzve që humbin jetën në rrugët e Kosovës dhe ajo rritje është diku 10 përqind.

Ndërsa ideatori i kësaj fushate z. Muhamed Krasniqi, i cili edhe është udhëheqësi i Forumit të Kosovës për siguri në rrugë, ka thënë se është një aktivitet që Kosovën e bashkon me të gjithë vendet tjera në aktivitetet për parandalimin dhe uljen e aksidenteve në trafik.

“Mos e bjerë punën deri këtu’ është një thirrje publike që u bëhet të gjithë pjesëmarrësit në trafik për të respektuar shenjat e komunikacionit. Është një thirrje për një sjellje më të kulturuar, më të përgjegjshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe në anën tjetër është një thirrje që iu bëhet institucioneve qeveritare për një veprim dhe kërkohet një veprim i menjëhershëm me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë sepse është një shqetësim i madh “, ka thënë ai.

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

Në periudhën kohore Janar – Dhjetor 2015 në Kosovë janë shkaktuar 17.722 aksidente trafiku.

129 persona kanë humbur jetën

(48 shoferë, 48 këmbësorë , 33 pasagjerë)

10.671 persona janë lënduar

Karriga për femijë

Në periudhën kohore Janar – Dhjetor 2015 në Kosovë janë shkaktuar 17.722 aksidente trafiku.

129 persona kanë humbur jetën

( 48 shoferë, 48 këmbësorë , 33 pasagjerë)

10.671 persona janë lënduar

Rripi i sigurisë

Në periudhën kohore Janar- Dhjetor 2015 në Kosovë janë ndëshkuar 14.837 ngasës pa rrip të sigurisë.

Tejkalimi i shpejtësisë

Nga tejkalimi i shpejtësisë në periudhën kohore Janar – Dhjetor 2015 janë shkaktuar 397 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar 142.573 tiketa për tejkalim shpejtësie.

Ngasja në ndikimin e alkoolit

Në periudhën kohore Janar- Dhjetor 2015 në Kosovë janë shkaktuar 115 aksidente për ngasje të automjetit në ndikimin e alkoolit, ndërsa janë shqiptuar 589 tiketa për ngasje të automjetit në ndikimin e alkoolit.

Mosmbajtja e distancës gjatë ngasjes

Nga mos mbajtja e distancës gjatë ngasjes në periudhën kohore Janar – Dhjetor 2015 në Kosovë janë shkaktuar 3062 aksidente, ndërsa për mos mbajtje të distancës gjatë ngasjes janë shqiptuar 1775 tiketa.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!