Ngasja e biçikletës – për një jetë të hareshme dhe të shëndetshme
20 Shtator 2019, Prishtinë
Dita e premte sipas planit të aktiviteteve javore në kuadër të shënimit të Javës Evropiane të Mobilitetit, ishte rezervuar për mbajtjen e aktivitetit “Ngasja e biçikletës – kënaqësi dhe shëndet”. Aktiviteti në ngasjen e biçikletave u mbajt në ora 12.00 në Sheshin Zahir Pajaziti ku i pranishëm ishte edhe N/Kryetari i Komunës të Prishtinës z. Muhedin Nushi.
Përveç organizatorëve, përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës, Kolegjit Tempulli, AMRKS dhe qytetarëve dashamirë të ecjes dhe çiklizmit ishin edhe nxënësit e SHFMU “Qamil Batalli” të cilët provuan shkathtësitë e tyre teknike në ngasjen e biçikletave. Poligoni së bashku me simulimin e rrugëve, udhëkryqeve dhe shenjat e trafikut ishin vendosur enkas për shënimin e këtij aktiviteti nga AMRKS-ja.