Bashkëpunimi në mes të Kolegjit Tempulli dhe MASHT-it ka mundësuar që aktivitetet me nxënës të filluara në vitin 2013 të vazhdojnë edhe këtë vit, si forma të përhershme të punës tonë me nxënës, prindër dhe arsimtar. Këto aktivitete tashmë kanë hyrë në kalendarin e rregullt të MASHT në kuadër të punës mësimore dhe jashtë mësimore.

Testimi i i nxënësve në shkallë vendi lidhur me vlerësimin e njohurive të nxënësve në njohjen e shenjave dhe rregullave të komunikacionit, vjen pas suksesit dhe rezultateve inkurajuese të shënuara vitin e kaluar sa i përket zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta për sigurinë në rrugë, të cilat janë ideuar nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë dhe implementohen nga MASHT, Kolegji Tempulli dhe Asociacioni Kosovar të Motorizimit-AMRKS.

Aktivitetet për sigurinë rrugore në shkallë vendi në kuadër të FKSRR, kanë  tubuar te gjitha grupet e interesit te cilët në forma të ndryshme janë të përfshirë dhe marrin pjese në rrugë. Me ndihmën e Policisë se Kosovës, MASHT por edhe institucioneve tjera qeveritare Kolegji Tempulli, MASHT dhe  AMRKS, vitin e kaluar kanë  arritur qe te realizojë një studim mjaftë specifik në 40 shkolla fillore dhe te mesme te ulëta ne tere vendin. Hulumtimi ka pasur qellim qe te vlerësoje nivelin e njohurive të nxënësve ne shkolla sa i përket njohjes se rregullave dhe sjelljes ne rruge. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar ne vjeshtën e vitit te kaluar ne konferencën ‘Nxënësit dhe siguria e tyre ne rrugë’ e organizuar pikërisht në këtë sallë. Përveç këtij aktiviteti ne shkolla, deri më tash kemi realizuar mbi 40 emisione televizive lidhur me sigurinë ne rruge, disa tryeza të rrumbullakëta, debate ne vend dhe regjion, konferenca nacionale dhe ndërkombëtare te cilat kishin emërues të përbashkët sigurinë e lëvizjes në rrugë.

Këtë vit ekipet tona nuk kanë vlerësuar njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve,  por ky vlerësim ju është besuar SHFMU të përzgjedhura nga MASHT, të cilat këtë vit janë 33 sosh nga mbarë vendi.

Testimi teorik është mbajtur me datë 10 Qershor 2014, kurse ai praktik me 18 Qershor 2014 në Akademinë Policore për Siguri Publike.

Me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve, nxënësit i kemi ndarë në tri grupe, varësisht nga mosha e nxënësve:

  • Grupi i parë – klasat 1 deri në 3
  • Grupi i dytë – klasat 4 deri në 6
  • Grupi i tretë – klasat 7 deri në 9.

 

Organizimi i aktiviteteve në kuadër të projektit kombëtar ‘Siguria në rrugë’ është duke plotësuar në masë të madhe zbrazëtirën shumë vjeçare në këtë lëmi dhe është duke ndikuar te nxënësit që ata të kanë një lëvizje më të sigurt në rrugë gjatë vajtje ardhjeve nga shkolla. Zhvillimi i aktiviteteve dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë edhe e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke qenë se këto aktivitete po organizohen për herë të dytë në Kosovë, konsiderojmë se bashkërisht kemi filluar të përmirësojmë sigurinë e lëvizjes në trafik.

Pjesa e ushtrimeve në njohjen e shenjave të komunikacionit

Elementet – ushtrimet në ngasjen e biçikletave

Lista me rezultate nga pjesa praktike

Lista me rezultate nga pjesa teorike

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!