Të gjithë të përkushtuar për shënimin e Javës së 6-të Globale të Sigurisë Rrugore në Kosovë

Prishtinë, 6 Maj 2021

Në kuadër të përpjekjeve për organizimin sa më profesional të Javës së 6-të Globale të Sigurisë Rrugore që kësaj radhe shënohet nën moton #StreetsforLife #Love30t, sot është zhvilluar një takim në mes të AMRKS, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  Policisë të Kosovës dhe Tempullit. Takimi i sotëm kishte për qëllim finalizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të mbahen nga data 17 deri me 23 Maj 2021. Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës u zotuan se aktivitetet e sivjetme do të mbështeten financiarisht nga Ministria. Në takim morën pjesë z. Fejzulla Mustafa, Udhëheqës i Departamentit të sigurisë rrugore, Nënkolonel Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të komunikacionit rrugor, zj. Sara Fusha Osmani, Zyrtare e Akademisë Tempulli, zj. Linda Gashi, Zyrtare nga Policia e Kosovës, znj. Ema Smajli dhe Rajmonda Obri përfaqësuese nga AMRKS.

 

#Streetsforlife #Love30 #kosovopolice @mmph.rks #AMRKS #Tempulli