EuroRAP licencon AMRKS me Licencë Kombëtare për zhvillimin e skemës të rrugëve të Kosovës
Bruksel, 22 Janar 2021
Pas përpjekjeve disa vjeçare të AMRKS, është arritur që edhe në Kosovë të shtrihet Programin Evropian i Vlerësimit të Rrugëve EuroRAP. Me implementimin e Planit kombëtar të veprimit për sigurinë̈ rrugore të shpalosur sot në Bruksel tashmë edhe rrugët e Kosovës duhet të përmbushin kriteret dhe standardet e sigurisë sipas protokolleve evropiane EuroRAP (më së paku tre yje), duke ofruar kështu siguri për të gjithë pjesëmarrësit. Faleminderit zyrtarëve të EuroRAP-it për mbështetjen, të filluar qysh para 5 viteve nga zonja Brenda King dhe Dr. Stewe Lawson dhe vazhdimin e kësaj përkrahje nga zonja Lina Konstantinopoulou, z. Ferry Smith dhe znj. Patricia Pelfrene. AMRKS si udhëheqëse e Programit kombëtar të sigurisë rrugore për Kosovë, sikurse gjithmonë, edhe kësaj radhe ekipi kombëtar i Kosovës do të bëjë më të mirën për vlerësuar sigurinë në rrugët e Kosovës. EuroRAP nga Brukseli ka licencuar Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS me Licencë kombëtare për zhvillimin e skemës të rrugëve (në nivelin qendror dhe lokal) në Kosovë për periudhën trevjeçare nga 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2023.