Viktimave në Trafikun Rrugor.

Sot kaluan 25 vite nga dita kushtuar kujtimit të viktimave të trafikut rrugor, ku edhe filloi të vëzhgohej ndërkombëtarisht, për dhjetë vitet e para nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR). Organizatat e shumta anëtare të FEVR-it duke përfshirë RoadPeace nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1995 prezantuan për herë të parë këtë Ditë. Me mbështetje të fortë nga OBSH dhe anëtarët e UNRSC, Shtetet anëtare të OKB miratuan Rezolutën 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB më 26 tetor 2005, duke bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit për Viktimat e Trafikut Rrugor, si një ditë e veçantë e duhur dhe e dedikuar për viktimat e aksidenteve në trafikun rrugor po edhe për familjet e tyre”.

Objektivat e WDoR 2020 janë të sigurojë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre që:

  • Të kujtoj të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë;
  • Të pranoj dhe të mirëpres punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
  • Të tërheq vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;
  • Avokoj për mbështetje më të mirë për viktimat e trafikut rrugor dhe për familjet e viktimave;
  • Promovoj veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe plagosjet e mëtutjeshme në trafikun rrugor.

Edhe sivjet sikurse viteve tjera aktivitetet zhvillohen bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës, Policinë e Kosovës, Kolegjin Tempulli. Aktivitetet koordinohen zyrtarisht nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e rregullt e FEVR-it. Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë, Asociacioni i Komunave te Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Tash e gjashtë vite rregullisht aktivitetet e Kosovës janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDR-së.

Abonohu për më të rejat nga ne!