Me kënaqësinë ju njoftojmë për organizimin e edicionit të 8-të të Konferencës Ndërkombëtare “Mobiliteti i Mençur – E ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”.

Konferenca e 8-të ndërkombëtare do të mbahet më 20 janar 2022 (e enjte), nga ora 9:00-16:00 me prezencë fizike (me mundësi transmetimi online).

Konferenca organizohet nga Akademia Tempulli në bashkëpunim me Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS dhe Institutin për Siguri Rrugore dhe Hulumtime të Transportit dhe mbështetur nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Kosovë, Universiteti Politeknik i Tiranës – Shqipëri, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup – Maqedonia e Veriut, Universiteti “Shën Klementi i Ohrit” Manastir – Maqedonia e Veriut, Fakulteti për Siguri Publike, Vushtrri – Kosovë. Konferenca do të mbështetet edhe nga Oda Ekonomike Gjermane e Kosovës, Akademia IRU dhe EuroRAP.Bazuar në bashkëpunimet tona të gjata me partnerë të ndryshëm institucionalë nga vendi, rajoni dhe Europa, besojmë se kjo konferencë do të jetë eventi më i rëndësishëm i fillimit të vitit të ardhshëm, duke mbledhur ekspertë për të diskutuar për të ardhmen e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Duke qenë se jemi ende përballë situatës pandemike me COVID-19, ne si organizatorë të këtij eventi, do të respektojmë plotësisht të gjitha masat dhe protokollet mbrojtëse, duke respektuar plotësisht udhëzimet e institucioneve shëndetësore vendore dhe ndërkombëtare.

Temat në konferencë do të trajtojnë çështjet në panelet e mëposhtme të diskutimit:

  •  Pse edukimi është i rëndësishëm për sigurinë rrugore?
  • Lëvizja drejt një të ardhmeje të gjelbër në transport.
  • Situata e Sigurisë Rrugore në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
  • Siguria e transportit publik – rrugë dhe hekurudha.

Gjuhët zyrtare të Konferencës janë shqipja dhe anglishtja.

Për qëllime organizative ju lutemi kontaktoni z.Adem Selmani, Koordinator për Marrëdhënie me Jashtë të Akademisë Tempulli në email: adem.selmani@tempulli.org, ose në telefon: +38346604020 (Viber dhe WhatsApp).
Shpresojmë se do të na nderoni me pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj aktiv.

Sinqerisht i juaji,
Komiteti Organizativ.