Edhe këtë vit Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Akademinë “Tempulli” bëhen pjesë e Javës së Gjashtë Globale të Sigurisë në Rrugë.

Java me aktivitetet zyrtare do të mbahet nga data 17 deri më 23 maj 2021 dhe shënohet me temën Streets for Life #Love30.

Kjo javë, këtë vit do të ketë fokus fushatën #StreetsForLife, ku edhe bëhet thirrja për kufizimin e shpejtësisë 30km/h përmes legjislacionit, infrastrukturës, dizajnit, zbatimit deri te teknologjia e automjeteve si dhe ndërgjegjësimi i publikut, ku njerëzit ecin, jetojnë dhe të luajnë pa e pasur frikën se mund të vdesin në rrugë!
Rrugët me shpejtësi të ulët shpëtojnë jetë dhe janë zemra e çdo komuniteti. Kufizimet e shpejtësisë të lëvizjes në 30 km/h, krijojnë siguri për të gjithë duke qenë rrugë të sigurta, të shëndetshme, të gjelbërta dhe të jetueshme, me fjalë të tjera, rrugë për jetën. Ne po u bëjmë thirrje politikë bërësve të veprojnë për rrugë me shpejtësi të ulët në vendin tonë, duke kufizuar shpejtësinë e lëvizjes në 30 km/orë, ku njerëzit ecin, jetojnë, luajnë sigurt dhe lirshëm.

Aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë javës janë si vijojnë:

⦁ Hapja e fushatës me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe me Policinë e Kosovës me një foto të përbashkët, duke mbajtur shenjat e kampanjës #Love30;
⦁ Marshim me fëmijët në shesh (duke respektuar masat anti COVID -19), me pllakata #Love30;
⦁ Shpërndarja e Maskave mbrojtëse me moton #Love30;
⦁ Kampanjë online me njerëz me influencë me moton #Love30, shpejtësia vret;
⦁ Vendosja e shenjave vetëdijësuese #Love30 afër shenjëzimeve nëpër rrugët e qytetit të Prishtinë;

Të punojmë së bashku që të rrisim vrullin me të cilin duhet edhe të fillohet Plani Global për Dekadën e Veprimit të Sigurisë Rrugore 2021-2030.

Ju ftojmë të bashkëpunojmë që sikurse herave tjera edhe kësaj radhe ta bëjmë Kosovën model në regjion e më gjerë me aktivitete të cilësore në festimin e Javës së 6-të Globale të Sigurisë Rrugore.

 

Fushata online #Streetsforlife #Love30

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!