Organizohet edicioni i 10-të i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”, e cila mbahet në Prishtinë me datë 7 Maj 2024. Sikurse viteve të tjera edhe kësaj radhe në këtë konferencë është planifikuar të marrin pjesë përfaqësues të disa institucioneve dhe organizatave kredibile, që merren me çështje të trafikut, transportit dhe promovimit të sigurisë rrugore, nga vende të ndryshme të botës.
Këshilli organizativ i konferencës së bashku me partnerët ka caktuar tema aktuale interesante. Do të diskutohet rreth ndikimit që ka Inteligjenca Artificiale (AI), si potencial i rëndësishëm në rritjen e sigurisë rrugore. Iniciativa e IA për sigurinë rrugore dhe mobilitetin synon të rrisë sigurinë në rrugë duke përdorur teknologjitë inovative me qëllim të plotësimit të planeve të veprimit të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për përmirësimin e sigurisë rrugore globale.
Fushat kryesore të diskutimeve në këtë konferencë do të përfshijnë çështjet e mëposhtme:
- Sfidat e Planit Global në Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030;
- Të dhënat e sigurisë rrugore dhe kornizat ligjore;
- Siguria kibernetike dhe platformat e transportit inteligjent;
- Sfidat e Transportit të Gjelbër dhe Lëvizshmërisë Urbane;
- Integrimi i rrjetit kombëtar (rrugor dhe hekurudhor) në rrjetin rajonal dhe evropian;
- Përdorimi i AI për të analizuar të dhënat e sigurisë rrugore dhe për të zhvilluar sistem efektiv veprimi;
- Automjete më të sigurta – rritja e sigurisë së automjeteve përmes veçorive të drejtuara nga AI;
- Infrastruktura rrugore – optimizimi i projektimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duke përdorur AI;
- Përgjigja pas aksidenteve në rrugë – përmirësimi i sistemeve të reagimit ndaj urgjencës me AI;
Konferencat tashmë tradicionalisht organizohen nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, Akademia Tempulli dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport.
Mbetem me shpresë që të takohemi dhe te bashkë rendohemi në këtë aktivitet të rëndësishëm në promovimin e sigurisë së lëvizjes në rrugë.
Për të qenë pjesë e konferencës, ju lutem aplikoni online.