AMRKS merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EuroRAP
Në mesin e shteteve tjera edhe Kosova po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EuroRAP-it, (Programi evropian i vlerësimit te rrugëve), e cila mbahet në Lipica të Sllovenisë. Asambleja e sivjetme mbahet si ngjarje me prani fizike dhe në të njëjtën kohë edhe me pjesëmarrje online. Gjatë sesioneve të Asamblesë janë diskutuar çështje thelbësore të aktiviteteve të EuroRAP-it, duke përfshirë kodimin e automatizuar, lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe mjetet e reja të iRAP. Punimet e Asamblesë janë hapur nga Ferry Smith, Kryesues i Bordit të EuroRAP. Kjo ngjarje padyshim se ishte një mundësi e mirë për të zhvilluar takime fizike pas pandemisë dhe për të biseduar për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të Kosovës sa i përket çështjeve së sigurisë rrugore me theks të posaçëm në përmbushjen e standardeve të sigurisë rrugore. Nga Kosova në punimet e Asamblesë së EuroRAP-it, po marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS.