Antonio Avenoso është folësi i radhës në Konferencë
Antonio Avenoso është Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Evropian të Sigurisë në Transport (ETSC), një organizatë jofitimprurëse me bazë në Bruksel, e dedikuar për uljen e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve në transport.
Antonio ka punuar në ETSC që nga viti 2001 dhe është emëruar në rolin e Drejtorit Ekzekutiv në vitin 2008. Brenda ETSC Antonio ka menaxhuar disa rrjete kërkimore ndërkombëtare dhe programe të sigurisë rrugore.