Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore” do të organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS, kurse do të mbështetet nga Sapienza – Università di Roma, IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC, Byroja Kosovare e sigurimeve dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

Konferenca do të bashkojë institucionet dhe akterët që merren me çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore në vend, regjion dhe Evropë.  Kjo konferencë ofron një mundësi shtesë për të gjithë pjesëmarrësit që të shkëmbejnë idetë e tyre, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për t`u përballur me sfidat që lidhen me sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve, projektet investuese të BE-së në infrastrukturën rrugore-hekurudhore, sigurimin e automjeteve, prezantimin e modeleve dhe transferimin e hulumtimeve të ndryshme për sigurinë në rrugë.

Në mbështetje të Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020 të OKB-së, qëllimi i kësaj konference është që të informojë por edhe mbështesë praktikat dhe modelet më të mira në transport dhe siguri rrugore, me qëllim të lehtësimit të rrugës drejt integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore” do të mbahet me datë 22 Janar 2016, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Prezantimet

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!