Shënimi i Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidente në trafikun rrugor
DITA BOTËRORE E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NË TRAFIKUN RRUGOR, 18-21 nëntor, 2021
Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS si anëtare e FEVR-it së bashku me Tempullin, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nga data 18 deri më 21 nëntor do të shënojnë Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.
#WDoR2021 vë në qendër të vëmendjes uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik – Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.
Këto aktivitete kanë filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe janë miratuar nga OKB-ja përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me datë 26 tetor 2005 dhe është bërë thirrje për një Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit të viktimave të trafikutrrugor, si një ditë e veçantë, e duhur dhe e dedikuar për viktimat e këtyre aksidenteve por edhe për familjet e tyre.
Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm-duke nënvizuar vetë arsyet për të gjitha veprimet e nevojshme gjatë kësaj Dekade të ardhshme.
Si çdo vit, objektivat e WDoR2021 janë të sigurojnë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të:
- Kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të lënduar rëndë në rrugë;
- Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
- Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore ndaj fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;
- Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet.
Aktivitetet e #WDoR2021 do të zgjasin 3 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së:
✓ 18 nëntor, 2021, ora 10:00 – Lansimi i aktiviteteve për Shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, lokacioni Lebanë (Rruga për Podujevë);
✓ 19 nëntor, 2021 ora 10:00 – Tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Siguria e të rinjve në rrugë”, lokacioni Akademia Tempulli;
✓ 21 nëntor, 2021 ora 18:00 – Ndezja e qirinjve për të gjitha viktimat e aksidenteve në trafik (Teatri Kombëtar).
Pjesëmarrja dhe përkrahja e secilit do të kuptohet si kontribut i çmuar në promovimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
[…] dhe rritjen e sigurisë rrugore në për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, thuhet në faqen zyrtare të […]