Projekti EDWARD-Dita Evropiane pa viktima në rrugë është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Evropian.
Qëllim kryesor i kësaj iniciative është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Evropës gjatë kësaj dite. Andaj, besohet se Projekti EDWARD mund të jap një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mëtejshëm të vdekjeve në rrugë dhe lëndimeve të rënda në trafikun rrugor.
Në vitin 2018 për herë të tretë në shumicën e vendeve të Evropës organizohen aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në trafikun rrugor, me datë 19.09.2018. Kjo ditë shënohet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit (16-22.09.2018).
Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit përmes një tryeze diskutimi shënojnë Ditën Evropiane pa viktima në rrugë. Këtë vit ky aktivitet përkrahet edhe nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.
Temat e diskutimit gjatë këtij aktiviteti:
- Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
- Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.