Sikurse edhe në të kaluarën edhe kësaj radhe Akademia Tempulli, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, në fillim të çdo viti në muajin janar, organizojnë konferencën ndërkombëtare e cila që nga viti 2014 mbahet rregullisht në mënyrë tradicionale. Konferenca do të zhvillohet në frymën e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, si kontribut shtesë i përmirësimit të sigurisë rrugore, rrjedhimisht parandalimit të aksidenteve rrugore.

Konferenca e sivjetme vjen si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në disa aktivitete për sigurinë rrugore me Byronë Kosovare të Sigurimit BKS dhe me institucionet tjera të kësaj fushe në vend dhe jashtë vendit.

 

Konferenca është menduar të shërbejë si një platforme e fuqishme diskutimesh për të adresuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me faktorin rrugë, që krahas dy faktorëve tjerë, (faktorit njeri dhe faktorit automjet), përbëjnë trekëndëshin bazik të shkaktarëve të aksidenteve rrugore.

Sfidat:   

  • Legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar për vlerësimin e sigurisë rrugore;
  • Nevojat për certifikimin e ekspertëve për vlerësimin e sigurisë rrugore;
  • Impelmentimi i modeleve më të mira të vlerësimit të sigursë rrugore;
  • Mbështetja dhe kostoja financiare e ojekteve për vlerësimin e sigurisë rrugore.

Mundësitë: 

  • Partneritetet iRAP/EuroRAP për Dekadën e Dytë të Veprimit për Sigurinë Rrugore;
  • KosovoRAP dhe shtrirja e aktiviteteve në Kosovë dhe rajon;
  • Bashkëpunimi për vlerësimin e sigurisë rrugore;
  • Vlerësimi (Star Rating) i sigurisë rrugore në rrugët afër shkollave.