Duke pasur parasysh sfidat e mobilitetit – lëvizjes përmes transportit e cila lidhet ngushtë edhe me sigurinë publike, Kolegji i Shkencave të Aplikuara “TEMPULLI”, Asociacionit Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, Institutit të Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, si dhe në bashkëpunim dhe përkrahje nga partnerët tradicional siç janë, IRU Academy, International Road Federation – IRF, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, dhe me mbështetje të Akademisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, organizon Konferencën e shtatë ndërkombëtare me temën:
“Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike”

Sikurse konferencat e kaluara edhe kjo konferencë do bashkoj të gjitha palët e interesit, të cilat ndërlidhen me mobilitetin në transport dhe sigurinë publike, me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira në këtë fushë.

Konferenca e shtatë ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit në Transport dhe Siguria Publike”, do të mbahet me datë 24 Janar, 2020, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!