Konferenca e II-të ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)” do të organizohet nga Kolegji Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i motorizimit AMRKS. Konferenca do të koordinohet nga Akademia e Unionit Ndërkombëtar për Transportin Rrugor (IRU) dhe do të përkrahet nga Këshilli Evropian për Sigurinë në Transport (ETSC).

Trafiku rrugor dhe siguria e transportit si prioritete të planit të përbashkët të veprimit për rritjen e sigurisë në rrugë janë kërkesa të Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020 të OKB-së, por në të njëjtën kohë janë edhe një kusht i domosdoshëm për rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejtë BE.

Konferenca synon që të adresojë çështje të caktuara në këto dy fusha:

  1. Shkëmbimi i ideve të specialistëve vendorë dhe ndërkombëtarë për t’u përballur me sfidat që lidhen me sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore, transportin, sigurimin e automjeteve, prezantimin e modeleve dhe zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të ndryshme për sigurinë në rrugë.
  2. Prezantimin e Projektit SEED në industrinë e transportit rrugor dhe tek zyrtarët qeveritarë nga rajoni, në aspektin e iniciativave të ndërmarra në fushën e transportit rrugor, veçanërisht në kualifikimin profesional, qasjen në treg, njohjen e ndërsjellë të standardeve dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Konferenca do të bashkojë të gjitha institucionet dhe palët e interesit të Kosovës dhe vendeve nga EJL-ja të cilët mund të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së transportit rrugorë dhe të parandalojnë aksidentet e trafikut.

Konferenca II-të ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)” do të mbahet më  datën 22 dhe 23 janar të vitit 2015, në Hotelin Victory në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Prezantimet

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!