AMRKS kryeson delegacionin e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri në Rrugë “Menaxhimi I sigurisë rrugore në Evropën Juglindore, sfidat dhe veprimet”

Shkup, 30 Shtator-1 Tetor 2016

 

Për dy ditë me radhë në Shkup zhvilloj punimet Konferenca ndërkombëtare për sigurinë në rrugë “Menaxhimi i sigurisë rrugore në Evropën Juglindore, sfidat dhe veprimet”. Ky aktivitet është organizuar nga Këshilli Republikan i Maqedonisë për sigurinë në trafikun rrugor, kurse është mbajtur nën patronatin e Presidentit të Republikës të Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov.

Në konferencë përveç zyrtarëve nga Qeveria e Maqedonisë mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv në Këshillin evropian për sigurinë në rrugë (ETSC), z. Antonio Avenoso dhe përfaqësues të shumtë nga Institucionet arsimore dhe organizatat e ndryshme nga Maqedonia, regjioni dhe Evropa.

Në panelin e parë të diskutimit u paraqitën drejtuesit e Këshillit vendor për sigurinë në trafikun rrugor dhe përfaqësuesit e këshillave/asociacioneve nga shtetet e regjionit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Kosova në këtë panel përfaqësohej nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit-AMRKS. Njëkohësisht, pjesëmarrës ishin edhe një numër i konsideruar i përfaqësuesve të tjerë të institucioneve nga Kosova, si nga Policia e Kosovës, profesor dhe ekspertë të çështjeve të trafikut.