AMRKS pjesë e deklaratës globale për Dekadën e Veprimit për Transport të Qëndrueshëm

Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS, si anëtar i rregullt i Aleancës Globale të OJQ-ve për Sigurinë Rrugore, mbështet deklaratën e publikuar nga Aleanca me rastin e lansimit të Dekadës së Veprimit për Transport të Qëndrueshëm.
Si pjesë e një rrjeti me mbi 400 organizata nga 100 vende, AMRKS kontribuon në sjelljen e këtyre përpjekjeve globale edhe në Kosovë, përmes promovimit të sigurisë rrugore, mobilitetit të qëndrueshëm dhe politikave të bazuara në evidencë.
Ky angazhim thekson rolin e Kosovës në lëvizjen ndërkombëtare për mobilitet të sigurt, të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
