Zyrtarët e FIA-s për herë të dytë në Kosovë
Prishtinë, 23 Shkurt 2014
Në objektin e Kolegjit Tempulli në Prishtinë është organizuar trajnimi i zyrtarëve të sigurisë për garat automobilistike në Kosovë.
Pas organizimit të suksesshëm të garave automobilistike në vitin e kaluar, Federata e auto sporteve të Kosovës (FASK) , këtë vit ka filluar edhe me trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale njerëzore, të cilët do të janë të gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë sipas standardeve të FIA. Me ftesën e kryetarit të FASK-ut z. Ismet Rexhepi, në Prishtinë kanë arritur z. Ronan Morgan dhe z. Stuart Murray të cilët janë trajner Institutit të FIA-s nga sektori i trajnimit dhe edukimit te klubit automobilistik dhe turistik të Emirateve të Bashkuara Arabe. Trajnimi i sotëm mbledhi përfaqësues dhe garues nga autoklubet e Kosovës. Të pranishmëve në fillim mirëseardhje ju dëshirojë Kryetari i FASK-ut z. Rexhepi dhe z. Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS. Organizimi i kësaj ngjarje është pjesë e aktiviteteve të filluara më herët me qëllim të kompletimit dhe plotësimit të kushteve për anëtarësim të FASK-ut në FIA. Të pranishmit gjatë këtij trajnimi patën mundësi të njihen me ekspertizën e trajnerëve mysafir të cilët për mrekulli kanë prezantuar kushtet dhe rregulloret ndërkombëtare për organizimin e garave në të gjitha kategoritë. Përvoja e trajnerëve ishte mjaft interesante dhe ka zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve të cilët morën pjesë aktive në temat e diskutuara. Mysafirët po ashtu janë ndarë të kënaqur me nivelin e organizimit të trajnimit por edhe me ambiciet reale të zyrtarëve të FASK-ut për rrugën drejt ndërkombëtarizimit të këtij sporti me pjesëmarrjen e garuesve të Kosovës në regjion dhe kudo në botë.
Organizimi i kësaj ngjarje u mbështet edhe nga dashamirë tjerë të këtij sporti në vendin tonë.