Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, 19 nëntor, 2023: Drejtësia për Trafikun Rrugor 

Më 19 nëntor 2023,

Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) si anëtar i Federatës Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, do të shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, një ngjarje e rëndësishme që ka për qëllim të sensibilizojë publikun në lidhje me sfidat dhe problemet që lidhen me trafikun rrugor. 

Tema kryesore e #WDoR2023 është “Drejtësia,” dhe ky vit fokusohet në nevojën për të përmirësuar drejtësinë në sistemin e trafikut rrugor. Ngjarjet dhe aktivitetet e organizuara për këtë ngjarje janë pjesë e një përpjekje të përbashkët për të kujtuar viktimat e aksidenteve rrugore dhe për të promovuar veprime konkrete për të parandaluar vdekjet dhe lëndimet në rrugë. 

Me këtë rast, do të organizohet dhurim vullnetar i gjakut për të gjithë të aksidentuarit dhe ligjëratë me studentët në lidhje me rëndësinë e sigurisë në trafik, masave për parandalim të aksidenteve dhe hapat që duhet ndjekur për të kërkuar drejtësi. 

Qëllimet kryesore të #WDoR2023 janë: 

  1. Kujtimi i Viktimave: Dita Botërore e Përkujtimit synon të kujtojë dhe të nderojë të gjitha viktimat e trafikut rrugor, duke përfshirë ata që janë vrarë ose lënduar në aksidentet në rrugë. Kjo është një mënyrë për të theksuar shkallën e ndikimit të rëndë të aksidenteve rrugore në jetët e njerëzve dhe familjet e tyre.
  2.  Përkrahja e Shërbimeve të Urgjencës: Për ata që janë përfshirë në aksidente rrugore, shërbimet e urgjencës janë shpëtimtare. Në këtë ditë, një pjesë e rëndësishme e fokusit është për t’u përkujtuar dhe vlerësuar puna e kujdesit shëndetësor dhe shpëtimtarëve në kohë të rrezikut. 
  3. Përmirësimi i Ligjeve dhe Drejtësisë: Një nga qëllimet kryesore është ngritja e vëmendjes ndaj masave ligjore që lidhen me shkaktarët dhe fajësinë në aksidentet rrugore. Drejtësia duhet të ndiqet dhe të zbatohet me seriozitet për të siguruar që ata që shkaktojnë aksidente të ndëshkohen në mënyrë të përshtatshme dhe që viktimat marrin drejtësi.
  4. Mbështetja për Viktimat: Kësaj dite i dedikohet gjithashtu përmirësimit të mbështetjes për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje emocionale, ligjore dhe praktike për të përballuar pasojat e aksidenteve rrugore.
  5. Parandalimi i Aksidenteve: Aktivitetet janë të fokusuar edhe në promovimin e masave konkrete për të parandaluar aksidentet në trafikun rrugor. Kjo përfshin edukimin e publikut në lidhje me sigurinë rrugore dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.

 

Ky eveniment është një vazhdimësi e nismës së filluar nga Federata Evropiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR) në vitin 1995 dhe është mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më datë 26 tetor 2005. Ky organizim ka një impakt të rëndësishëm në ndërgjegjësimin publik lidhur me sfidat e trafikut rrugor dhe thellon përkushtimin për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe drejtësinë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre.