DITA BOTËRORE E PËRKUJTIMIT – WDoR2022 

Për herë të tetë radhazi organizohet edhe në Kosovë

Këtë vit në qendër të vëmendjes është DREJTËSIA

Si çdo vit, objektivat e WDoR2022 janë të sigurojnë një platformë për mbështetjen e viktimave të  trafikut rrugor dhe familjet e tyre, për të:  

  • Kujtuar të gjithë njerëzit që humbën jetën dhe u lënduan rëndë në aksidente në rrugë;  
  • Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:  
  • Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore të fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet në rrugë;  
  • Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet në rrugë; 

Çdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit aktual prej mbi 50 milionë të vdekurve dhe qindra milionëve të lënduar, që nga vdekja e parë në rrugë 125 vjet më parë-një fatkeqësi që vazhdon ditë për ditë në të gjitha vendet e botës. Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të pambrojturit tanë dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes së familjarëve ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik për vendet, komunitetet por edhe familjet. Prandaj, gjatë Dekadës së re të Veprimit 2021-2030, Dita Botërore do të ketë rolin e rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e objektivit të reduktimit të viktimave rrugore prej 50%.

WDoR2022 – Drejtësia

Zbatimi i legjislacionit rrugor, hetimi i plotë i aksidenteve, për të zbuluar nëse një krim është kryer dhe për të parandaluar përsëritjen, ndjekja penale dhe kompensimi civil janë të gjitha pjesë e sistemit të drejtësisë. Kur zbatohen seriozisht, në mënyrë të drejtë dhe të vazhdueshme, një sistem i tillë është ajo që meritojnë dhe dëshirojnë viktimat e aksidenteve rrugore që janë plagosur ose kanë humbur një anëtar të familjes si rezultat i shkeljes së ligjit ose neglizhencës së dikujt, pasi ai gjithashtu përfaqëson një faktor kryesor të parandalimin dhe kjo do të thotë se nga tragjeditë e tyre nxirren mësime në mënyrë që ato të mos përsëriten.

Shënimi i këtyre aktiviteteve në Kosovë koordinohet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe Akademia Tempulli (www.tempulli.org). AMRKS është anëtare e Federatës Evropiane të Viktimave në Trafikun Rrugor FEVR. Sikurse viteve tjera aktivitetet mbështeten nga Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, Byroja Kosovare e Sigurimeve, Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, Transfuzioni i gjakut, mediet, etj.

Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerët e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë dhe nga Asociacioni i Komunave te Kosovës. 

Aktivitetet e #WDoR2022 do të zgjasin 7 ditë sipas kalendarit të mëposhtëm dhe janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së: 

 

KALENDARI I AKTIVITETEVE JAVORE 14-20 NËNTOR 2022

 

Aktiviteti 1 

Lansimi i fushatës

Datë: 14 nëntor 2022, ora 11:00,

Vendi: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

 

Aktivitetet 2

Vizitë në shkolla dhe takime me nxënës

Datë: 15 nëntor 2022, ora 10:00,

Vendi: SHML “Ahmet Gashi” dhe SHML “Sami Frashëri” në Prishtinë   

 

Aktivitetet 3

Vizitë në shkolla dhe takime me nxënës

Datë: 16 nëntor 2022, ora 14:00,

Vendi: SHML “Xhevdet Doda” dhe SHML “28 Nëntori” në Prishtinë

   

Aktiviteti 4

Dhurimi i gjakut

Datë: 17 nëntor 2022, ora 14:00,

Vendi: Akademia Tempulli

 

Aktiviteti 5

Tryezë diskutimi “Drejtësia në raport me aksidentet rrugore në Kosovë

Datë: 18 nëntor 2022, ora 10:00-12:00

Vendi: Hotel Sirius

 

Aktivitetet 6

Postimi në rrjetë sociale i materialeve promovuese dhe intervista nëpër televizione.

Radio, televizione, etj.

Datë: 19 nëntor 2022

Vendi: Televizione, radio, etj

Aktiviteti 7

Ndezja e qirinjve dhe instilacione me mbishkrimin DREJTËSI

Datë: 20 nëntor 2022, ora 12:00

Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.

 

Hashtag: #WDoR2022

Slogani: PËRKUJTO, MBËSHTET, VEPRO

Tema: DREJTËSI