Qasja kulturore mbi sigurinë në trafik është një perspektivë e re kërkimore e cila është shfaqur kohët e fundit, sidomos në SHBA. Projekti TraSaCu bashkon ekspertizën në inxhinieri (sigurinë e automjeteve, ndërtimin e rrugëve, planifikimin e sistemit të trafikut), si dhe në shkencat e veprimit njerëzor (psikologji, sociologji, antropologji) me qëllim të zhvillimit të një kornize gjithëpërfshirëse të kulturës së sigurisë në trafik që është e dobishme për punën praktike në sigurinë rrugore, si dhe për hulumtime akademike. Ky projekt ka pranuar fonde nga Programi i Bashkimit Evropian për Hulumtim dhe Inovacion ”Horizon 2020” në bazë të marrëveshjes së grantit Nr 645690 të Marie Skłodowska-Curie.

TraSaCu

Kultura e Sigurisë në Trafik dhe Qasja e Sistemeve të Sigurisë–Drejt Kërkimit të Ndryshimit Kulturor dhe Agjendës së Inovacionit për Sigurinë Rrugore

Kultura e sigurisë në trafik (TraSaCu) synon zhvillimin e një qasje kulturore në kërkimin e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. TraSaCu merr konceptin e kulturës së sigurisë e cila është themeluar në kërkimin e sigurisë organizative dhe e zbaton atë në fushën e hapur të trafikut rrugor dhe sigurisë rrugore.

Qasjet tradicionale ndaj sigurisë së trafikut theksojnë faktorët teknik (p.sh. përmirësimin e infrastrukturës), faktorët njerëzorë (sjellja gjatë vozitjes) dhe faktorët socio-teknik (teknologjia e sigurisë); këto qasje duhet të plotësohen nga një këndvështrim kulturor i cili është shfaqur kohët e fundit në kërkimin e sigurisë dhe parandalimin, sidomos në SHBA. Kultura e sigurisë është identifikuar si një faktor i rëndësishëm i sigurisë rrugore pasi që ndihmon të kuptuarit dhe shpjegimin e modeleve tipike të perceptimit dhe marrjes përsipër të rrezikut që mbizotëron në sisteme të ndryshme të trafikut kombëtar, rajonal apo lokal, si dhe marrëdhëniet e tyre me numrat dhe format e aksidenteve. Kultura e ulët e sigurisë prodhon numër më të lartë të aksidenteve të cilat janë më të rënda. Kultura e lartë e sigurisë ndihmon në zvogëlimin e numrit të aksidenteve, si dhe zbutjen e ashpërsinë e tyre. Kjo forcon qëndrimet dhe sjelljen përkatëse të sigurisë dhe kjo është gjithashtu një kusht për marrjen e masave të sigurisë rrugore. Duke marrë parasysh kulturën, atëherë, është një element i rëndësishëm për një qasje më të sigurt të sistemit të sigurisë rrugore.

Çfarë është Kultura e Sigurisë në Trafik?

Sipas një përkufizimi të punës së Departamentit Amerikan të Këshillit të Sigurisë së Transportit (US DOT) kultura e sigurisë së trafikut përkufizohet si

“Vlerat e përbashkëta, veprimet dhe sjelljet që tregojnë një angazhim mbi sigurinë ndaj qëllimeve dhe kërkesave”.

Megjithatë, ende nuk ekziston një koncept i unifikuar i kulturës së sigurisë. Në bazë të këtij definicioni, projekti do të shtjellojë një koncept empirik të bazuar dhe teorikisht adekuat të kulturës së sigurisë në trafik, duke realizuar një numër të rasteve studimore të kulturave të ndryshme të sigurisë në trafik në të gjithë Evropën. Ky ka për fokus kulturat e sigurisë që shfaqen nën kushte të ndryshme institucionale, demografike dhe topografike dhe heton ndikimin e tyre në numrat dhe format e aksidenteve.

Strategjia kërkimore

Strategjia kërkimore është e dyfishtë. Sa i përket njërës, përqendrohet në bashkëveprimin kulturor të ndërmjetësuar ndërmjet pjesëmarrësve në trafik dhe mjedisit të tyre sa i përket modeleve kulturore të marrjes përsipër të rrezikut dhe të perceptimit të rrezikut. Por, ajo gjithashtu fokusohet edhe tek elementet kulturore që mund të ndryshohen lehtë me qëllim të përmirësimit të sigurisë rrugore të sistemeve të hetuara në trafik. Hulumtuesit në mënyrë sistematike do të mbledhin të dhëna dhe të ndajnë përvojat rreth kulturave të përzgjedhura të sigurisë në trafik në të gjithë Evropën (dhe SHBA) që janë të analizuara nga metodat më të reja statistikore dhe interpretuese; të dhënat dhe rezultatet janë ndarë midis pjesëmarrësve dhe do të jenë në dispozicion për një publik më të gjerë duke ndërtuar një bazë të dhënash të njohurive. Grumbullimi i të dhënave do të mbështetet në të dhënat dytësore sa më shumë që të jetë e mundur. Do të përfshihen të dhënat e anketës, statistikat zyrtare, intervista të thelluara si dhe të dhënat vëzhgimore, sidomos të dhënat të cilat janë prodhuar në studime gjatë vozitjes në terren (vëzhgimin e sjelljes gjatë vozitjes, duke përdorur brenda në veturë kamera dhe sensorë). Të dhënat nga vozitja në terren më parë janë përdorur në kontekstin e analizës kulturore dhe ata janë mjaftë të rëndësishëm në të kuptuarit e stileve të vozitjes dhe modeleve të marrjes përsipër të rrezikut.

Partnerët:

Projekti bashkon ekspertizën në inxhinieri (sigurinë e automjeteve, ndërtimin e rrugëve, planifikimin e sistemit të trafikut), si dhe në shkencat e veprimit njerëzor (psikologji, sociologji, antropologji) në mënyrë që të zhvillohet një kornizë gjithëpërfshirëse e kulturës së sigurisë në trafik që është e dobishme për punën praktike në sigurinë rrugore, si dhe për hulumtime akademike. Puna konceptuale dhe hulumtimi empirik janë themelet e zhvillimit të planeve të veprimit dhe strategjive të ndërhyrjes, me qëllim të transformimit të planeve të veprimit dhe përmirësimit të kulturave të sigurisë në nivele të ndryshme.

-Kuratorium für Verkehrssicherheit (KFV) , Vienë, Austri

-Road Safety Institute (RSI) “Panos Mylonas”, Athinë, Greqi

-Tallinna Tehnikaulikool (Tallinn University of Technology), Tallinn, Estoni

-Co-PLAN, Institute for Habitat Development, Tiranë, Shqipëri

-Middle East Technical University (METU), Ankara, Turqi

-Traffic Research Center of Finland Ltd., Helsinki, Finlandë

-Universiteti Polis Shpk (Polis University), Tiranë, Shqipëri

-AMRKS, Pristinë, Kosovë

-Stichting Wetenschappelijk Onderzoek Verkeersveiligheid (SWOV), Den Haag, Holandë

-TCN Shpk, Tiranë, Shqipëri

-Technische Universität Wien, Vienë, Austri

-Virginia Polytechnic Institute and State University, Blacksburg, SHBA

-Montana State University Bozeman (MSU), Bozeman, SHBA

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!