Këto trajnime për shoferë ofrohen nga Kolegji Tempulli dhe disa prej tyre edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës.

MË POSHTË PO PARAQESIM DISA PROGRAME PROFESIONALE (TRAJNIME) TË CILAT JANË ZHVILLUAR, ZHVILLOHEN DHE DO TË ZHVILLOHEN NË KUADËR TË QZHP-SË:

– Programi për instruktorë të vozitjes për të gjitha kategoritë e vozitjes,

– Programi aftësues për Pyetës (Ekzaminer) për të gjitha kategoritë e vozitjes,

– Programet trajnuese-seminaret për instruktorët e licencuar të vozitjes, personelin administrativë dhe ligjëruesit në auto shkolla,

– Programet trajnuese dhe testimet e aftësive profesionale të inspektuesëve për gjendjen teknike të automjeteve,

– Programet trajnuese për zhvillimin profesional të gjithë operatorëve të transportit (CPC-M) dhe shoferëve në  transportin  vendor dhe  ndërkombëtarë të njerëzve dhe mallrave (CPC-D),

– Programet trajnuese për zhvillimin profesional për shoferët-manipuluesit e mallrave të rrezikshme (ADR),

– Programi trajnues për Takografë digjital (TACHO),

– Programet profesionale janë të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT),

– Programet profesionale janë të akredituara edhe nga CILT dhe IRU Academy dhe zhvillohen në bazë të Marrëveshjeve me Ministrinë për Transport dhe Postë-telekomunikacion (MTPT), tash Ministrinë e Infrastrukturës (MI).

CPC -(M) MENAXHER

PROGRAMI PËR KOMPETENCË PROFESIONALE PËR MENAXHER TË OPERATORIT TRANSPORTUES/CPC-M

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 2006/15, të MTPT-së.

PROGRAMET TRAJNUESE BAZOHEN NË:

Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian,

Ligji për transportin rrugorë Nr. 2004/1,

Udhëzimi administrativë 2006/15.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Kurset e trajnimit të bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugorë dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Materialet e kursit janë të dizajnuara për të bërë të mësuarit interaktiv  për personat e përfshirë në transportin vendorë dhe ndërkombëtarë të mallrave dhe të udhëtarëve.

DOKUMENTET E NEVOJSHME:

– Fletëparaqitja,

– Certifikata mjekësore,

– Letërnjoftimi ose pasaporta,

– Patentë shoferi për kategorinë përkatëse.

KOHËZGJATJA E KURSEVE

  1. a) Për transport vendorë të udhëtarëve-18 ditë,
  2. b) Për transport ndërkombëtarë të udhëtarëve-14 ditë,
  3. c) Për transport vendorë të mallrave-18 ditë,
  4. d) Për transport ndërkombëtarë të mallrave-17 ditë.

VLERËSIMI I REZULTATEVE TË NXËNIES – PROVIMET

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

LËNDËT DHE PËRMBAJTA E TRAJNIMIT

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të kompetencës profesionale duhet të mbulohen nga lëndët për transportin rrugor të mallrave, përkatësisht të transportit rrugorë të udhëtarëve.

– E drejta Civile,

– E drejta Tregtare,

– E drejta e punës dhe sigurimit social,

– E drejta fiskale,

– Menaxhimi i biznesit dhe i financave të kompanisë,

– Qasja në treg,

– Standardet dhe aspektet teknike,

– Siguria Rrugore.

CPC-(D) SHOFER

PROGRAMI PËR KOMPETENCË PROFESIONALE PËR SHOFER / CPC-D

KY PROGRAM SHËRBEN PËR:

– shofer të transportit të mallrave

– shofer të transportit të udhëtarëve

PROGRAMET TRAJNUESE BAZOHEN NË:

Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian,

Ligji për transportin rrugorë Nr. 2004/1,

Udhëzimi administrativ 2006/15.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugorë dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Materialet e kursit janë të dizajnuara për të bërë të mësuarit interaktiv për personat e përfshirë në transportin vendorë dhe ndërkombëtarë të mallrave dhe të udhëtarëve.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KURSIN PËR SHOFER:

– Fletëparaqitja,

– Certifikata mjekësore,

– Letërnjoftimi ose pasaporta,

– Patentë shoferi për kategorinë përkatëse,

– Fletëpagesa.

VLERËSIMI I REZULTATEVE TË NXËNIES – PROVIMET

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

KURSI PËR TRAJNIMIN E SHOFERËVE

Provimi me shkrim përfshin dy teste:

– Pyetje me shkrim që përbëhen qoftë pyetje me zgjidhje (përgjigje), të shumëfishta (secila me katër përgjigje të mundshme), pyetje që kërkojnë përgjigje direkt apo kombinim i të dy sistemeve,

– Ushtrime me shkrim/studime të rastit (ngjarje),

Kandidati/ja duhet të dëshmoi se ka fituar njohuri të mjaftueshme dhe do të kaloi nëse ka plotësuar 70% të pyetjeve të sakta.

PËRMBAJTA E TRAJNIMIT PËR SHOFER

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të kompetencës profesionale duhet të mbuloj lëndët për transportin rrugor të mallrave, përkatësisht të transportit rrugor të udhëtarëve.

Rregullat e përgjithshme të komunikacionit.

Rreziqet për shkak të veprimeve të parregullta në komunikacion.

Lodhja dhe kohëzgjatja e drejtimit.

Njohuritë e përgjithshme në fushën e transportit dhe administrimit.

Njohuritë për masat që duhet të merren në rast të incidenteve.

Njohuri të përgjithshme gjeografike për të përdorur hartat (kartat) gjeografike.

Njohuri të dokumenteve përkatëse të mjeteve dhe udhëtarëve, të përshkruara për transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe për kalimin e kufirit.

ADR

PROGRAMI PËR  DHËNIEN E PROVIMIT PËR DREJTUES DHE MANIPULUES TË MALLRAVE TË RREZIKSHME ADR

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në Udhëzimet Administrativ të MTPT-së, Nr. 2005/3 dhe 2006/11

PROGRAMET TRAJNUESE BAZOHEN NË:

European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road (ADR) Volume I dhe II.

Ligji  2004 / 6 për Transportin e mallrave të rrezikshme.

Programet e IRU Academy, për Kursin ADR për vozitësit që transportojnë mallra të rrezikshme të paketuara dhe jo të paketuara.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugorë dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Të gjitha materialet janë përditësuar me versionin e fundit të Marrëveshjes së ADR-it.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIMIN E KURSIT:

Fletëparaqitja,

Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës,

Fotokopja e patentë shoferit për kategorinë përkatëse,

Fletëpagesa (për ndjekjen e kursit),

Fletëpagesa në llogari të Ministrisë së Infrastrukturës (për provim).

KOHËZGJATJA E KURSEVE

Kursi fillestar përmban 18 njësi mësimore,

Kursi special për transport me cisternë përmban 12 njësi mësimore,

Kursi special për bartjen e substancave dhe artikujve sipas Klasës 1, përmban 8 njësi mësimore,

Kursi special për transportin e materialit radioaktiv sipas Klasës 7, përmban 8 njësi

mësimore,

Kursi plotësues përmban 8 orë trajnimi.

VLERËSIMI I REZULTATEVE TË NXËNIES – PROVIMET

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transport dhe manipulim me mallra të rrezikshme, do t`i nënshtrohen provimit para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

Vetëm personat e moshës mbi 18 vjet janë të lejuar të punojnë me substanca të rrezikshme dhe të cilët janë të kualifikuar profesionalisht.

Vetëm personat mbi moshën 21 vjet janë të lejuar të transportojnë mallrat dhe materiet e rrezikshme, me kusht që të posedojnë lejen për kategoritë përkatëse të vozitjes dhe kurset-provimet  profesionale.

KLASIFIKIMI I MALLRAVE TË RREZIKSHME

Mallrat e rrezikshme sipas ADR-it janë të klasifikuara si vijon:

Klasa 1: Substancat dhe artikujt eksplodues,

Klasa 2: Gazrat,

Klasa 3: Materiet  ndezëse të lëngëta,

Klasa 4.1: Materiet ndezëse të ngurta, substancat vetëreaktive dhe eksplozivet e ngurta të pandjeshme,

Klasa 4.2: Substancat që mund të vetëndizen,

Klasa 4.3: Substancat që në kontakt me ujin krijojnë gazra që ndezën,

Klasa 5.1: Substancat  oksiduese,

Klasa 5.2: Peroksidet organike,

Klasa 6.1: Substancat toksike,

Klasa 6.2: Substancat infektive,

Klasa 7: Materiet radioaktive,

Klasa 8: Substancat korroduese,

Klasa 9: Substancat dhe mallrat tjera të rrezikshme.

LLOJET E KURSEVE

Kursi fillestar,

Kursi special për transport me cisternë,

Kursi special për bartjen e substancave dhe artikujve të Klasit 1,

Kursi special për transportin e materieve radioaktive të Klasit 7,

Kursi plotësues.

PERSONAT E PËRFSHIRË NË TRANSPORTIN E MATERIALEVE TË RREZIKSHME

Shoferët,

Personat të cilët marrin pjesë në përgatitjen e transportit (udhëheqësit-menaxherët e ngarkuar për marrjen dhe përcjelljen e ngarkesave),

Personat e punësuar në ndërmarrjet për transportimin e mallrave-shpediterët,

Personat të cilët me automjetet e tyre të transportit janë të përfshirë direkt në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave,

Personat që punojnë në manipulimin e materialeve të rrezikshme në procesin teknologjik,

Personat të cilët drejtpërdrejtë përdorin materiale të rrezikshme në punën e tyre të përditshme,

Personat që kryejnë transport horizontal dhe vertikal të mallrave të rrezikshme (kamion vetëlëvizës, vinça, pirunier të dorës dhe hidraulikë, karroca dhe pajisje tjera).

Ç`KA PAS DHËNIES SË PROVIMIT

Kandidati i cili kalon provimin për drejtues të mjetit për mallra të rrezikshme, i lëshohet certifikata e ADR-ës, ndërsa kandidatit i cili aftësohet për manipulues me mallra të rrezikshme i lëshohet vërtetimi për manipulim me mallra të rrezikshme,

Certifikata për drejtues të mjetit për mallra të rrezikshme dhe vërtetimi për manipulim me mallra të rrezikshme lëshohen në gjuhët zyrtare të Kosovës dhe kanë afat të vlefshmërisë 5 vite;

Pas kalimit të vlefshmërisë së certifikatës për drejtues të mallrave të rrezikshme dhe vërtetimit për manipulues të mallrave të rrezikshme poseduesit duhet ti nënshtrohen kursit të kualifikimit për të rifreskuar dëshminë e aftësisë,

Ministria e Infrastrukturës do të organizojë provimin profesional për vazhdimin e këtyre dokumenteve,

Ministria e Infrastrukturës për vazhdimin e këtyre dokumenteve mund ta lirojë kandidatin nga dhënia e provimit profesional, nëse kandidati dëshmon se nga marrja e certifikatës ose vërtetimit pandërprerë ka punuar më tepër se gjysmën e orarit të punës në punët e transportit të mallrave të rrezikshme,

Vërtetimin e përmbushjes së kushtit nga pika 2 e këtij neni, e lëshon kompania ose personi juridik, ku dëshmon se pesë (5) vitet e fundit kandidati ka pas marrëdhënie pune.

TAHO

PROGRAMI PËR TAHOGRAF DIGJITAL

Ngasja dhe koha e pushimit

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në Ligjin e Ri për transportin rrugorë.

Programet trajnuese bazohen në:

Programet e IRU Academy, për tahograf analog dhe digjital.

Marrëveshja Evropiane në lidhje me punën e ekuipazheve të automjeteve të angazhuara në transportin ndërkombëtar rrugor (Marrëveshja AETR).

Ligji i ri për transportin rrugor.

Rregulloret e BE-së 3821/85/KE dhe 2135/98/EC (për pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor).

Rregulloren e BE-së EC/561/2006 (rregullat e ngasjes dhe koha tjetër e pushimit).

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Zhvillimet e fundit në marrëveshjet ndërkombëtare dhe rregulloret evropiane për kohën e ngasjes dhe pushimit janë duke pasur një ndikim të rëndësishëm në operacionet e transportit rrugor dhe logjistikës. Teknologjitë e reja të tilla si tahograf digjital luajnë një rol kyç në sigurinë rrugore duke e bërë më të qëndrueshëm zhvillimin dhe përdorimin e tyre të saktë përmes trajnimit profesional. Rregulloret dhe karakteristikat teknike të tahografët kanë gjetur aplikim të duhur dhe gjithnjë e më kompleks.

Programi i Akademisë IRU për tahograf siguron që shoferët dhe menaxherët, të dinë se si duhet të përdorin drejtë, të gjitha tiparet e tahografit, nga përdorimi i kartës së të dhënave, regjistrimin e tyre, shtypjen dhe problemet me mesazhet e gabuara, në përputhje të plotë me rregullat e ngasjes dhe kohën tjetër të pushimit.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!