Takimi global – Post WDoR 2020

16 Nëntor 2020,

 

Është mbajtur takimi online me Bordin ekzekutiv dhe disa nga anëtarët e FEVR  (Federata Evropiane e Viktimave në Trafikun Rrugor ) të cilë janë nga vende të ndryshme të botës. Secili nga përfaqësuesit prezantoi aktivitetet e veta kombëtare në nderim të Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet trafikut rrugor. Aktivitet kombëtare të Kosovës të cilat u zhvilluan prej datë 9 deri 15 Nëntor 2020, i prezantoi Profesori Muhamed Krasniqi, i cili shprehu kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit institucional në Kosovë. Edhe pse kishte kufizime me rrethanat pandemike, gjatë gjithë kohës secili aktivitet është zhvilluar në frymë konstruktive dhe jashtëzakonisht bashkëpunuese.