Takim përmbyllës për vitin 2014 i Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë

Prishtinë, 24 Dhjetor 2014

U mbajt takimi i radhës në mes të anëtarëve të Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë, i cili takim ishte njëherësh edhe i fundit për këtë vit.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga MASHT-i , Policia e Kosovës, Federata e Autoshkollave, Këshilli i nxënësve të Kosovës, AMRKS dhe Kolegji Tempulli.

Çështjet të cilat u diskutuan ishin aktivitetet e FKSRR gjatë këtij viti si dhe planet për realizim gjatë vitit të ardhshëm,
Anëtarët shprehën se ishin të kënaqur me të arriturat e deritashme dhe secili prej tyre dha propozimet për punën që duhet të realizohet më tutje.